Sunday, 26. April 2026
Sport

‘Kam lindur për të vdekur, jo për të qenë qeni i kujtdo’, babai i Yamal-it, mesazh për kritikët

GS 10/10/2025 2 Min. Lesezeit

Mounir Nasraoui, babai i talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka rikthyer debatet në rrjetet sociale me postimet e tij të fundit. I njohur në Instagram me pseudonimin “Hustle Hard”, ai ka reaguar ndaj atyre që e kritikojnë për mënyrën e zjarrtë me të cilën mbron djalin e tij.

Në një prej “story”-ve të publikuara, Nasraoui shkroi: “Kam lindur për të vdekur, jo për të qenë qeni i kujtdo”, një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj atyre që e akuzojnë për teprime në sjellje.

Në një tjetër reagim, ai theksoi se “80% e shikimeve në Instagram gjatë 90 ditëve të fundit vijnë nga persona që nuk më ndjekin”, duke shtuar më pas: “Nuk kam nevojë për askënd, më mjafton bekimi i nënës sime”.

Nasraoui është shpesh në qendër të polemikave për mënyrën e hapur dhe emocionale me të cilën shprehet në publik. Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së fundit të ndarjes së çmimit “Topi i Artë”, ai u kritikua pasi ndërhyri në momentin kur Ronaldinho shpallte fituesin, duke thirrur: “Lamine, për mirë apo për keq”. Një reagim që u komentua gjerësisht dhe nuk u prit mirë as nga të pranishmit, as nga ndjekësit online.

Image

Teilen: