Sunday, 26. April 2026
Sport

Kuqezinjtë mbërrijnë në Serbi, ja programi i Kombëtares në transfertën në Leskovac

GS 10/10/2025 1 Min. Lesezeit

Transferta serbe nisi zyrarisht sot për kuqezinjtë, të cilët kanë mbërritur rreth orës 13:15 në aeroportin “Kostandini i Madh” në Nish.

Delegacioni kuqezi iu drejtua hotelit ku pas disa orësh pushim do të nisen me destinacion Leskovacin.

Rreth orës 16:30, Sylvinho së bashku me njërin prej Gjimshitit ose Hysajt do të prezantohen përballë gazetarëve për të mbajtur konferencën e zakonshme për shtyp. Dhe më pas në orën rreth 17:30 ekipi do zbresë në “Dubocica Stadium” në Leskovac për të zhvilluar seancën e ambientimit me fushën.

Gjatë gjithë kohës që do të qëndrojnë në Serbi ekipi do jetë i shoqëruar nga forcat e policisë serbe. Në orët e pasdites të së shtunës skuadra do i drejtohet sërish Leskovacit për ndeshjen, e cila do të mbahet nesër (11 tetor) në orën 20:45.

Teilen: