Sunday, 26. April 2026
Sport

Rasti ‘Lewandowski’: Barcelona ende i detyrohet 20 milionë euro Bayern-it

GS 10/10/2025 1 Min. Lesezeit

Kanë kaluar më shumë se tri vite që kur Robert Lewandowski u bashkua me Barcelonën, por, sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ‘Sport’, transferimi i tij vazhdon të ketë ende “jehonë” financiare.

Sulmuesi polak u transferua te Barcelona në verën e vitit 2022 nga Bayern Munich për një shumë prej 45 milionë eurosh, e ndarë në disa këste. Megjithatë, sipas burimeve të Sport, gjermanët kanë marrë deri më tani vetëm rreth gjysmën e kësaj shume. Ende mungojnë afërsisht 20 milionë euro që Barcelona nuk i ka paguar.

Nuk dihet se kur katalanasit, të cilët prej kohësh përballen me vështirësi financiare, do të shlyejnë pjesën e mbetur të detyrimit ndaj Bayern-it. Situata ka ngjallur përsëri debate mbi gjendjen ekonomike të klubit dhe mënyrën si menaxhohen marrëveshjet e tij në tregun e transferimeve.

Teilen: