Jon Dahl Tomasson nuk do të jetë më komisari teknik i përfaqësueses së Suedisë. Federata Suedeze e Futbollit bëri me dije pak çaste më parë mbi vendimin e rëndësishëm që kishte marrë duke shkarkuar nga ky post 49-vjeçarin.
“Futbolli është një sport i bazuar në rezultate dhe ne gjatë kësaj periudhe nuk kemi marrë frytet e dëshiruara”, thuhej mes të tjerash në njoftimin e federatës skandinave.