Saturday, 25. April 2026
Sport

Dajsinani, pas fitores ndaj Jordanisë: Emocione të mëdha, falënderues për mbështetjen e shokëve

GS 14/10/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri Mario Dajsinani ishte një nga titullarët e Shqipërisë në fitoren 4-2 ndaj Jordanisë, në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania”. Pas ndeshjes, gardiani i Egnatias ndau emocionet e tij, duke folur me sinqeritet për përvojën dhe ambiciet e së ardhmes.

“Në fillim kisha pak emocione, por u ndjeva shumë mirë. Shokët e ekipit më dhanë shumë mbështetje dhe kjo më ndihmoi të hyja menjëherë në lojë. Falë Zotit, gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Dajsinani.

Portieri kuqezi shtoi gjithashtu se ëndrra e çdo futbollisti është të bëjë hapin e madh në karrierë:

“Çdo lojtar ëndërron një transferim jashtë. Kombëtarja të jep mundësinë të tregosh veten dhe shpresoj që edhe unë ta kem këtë fat në të ardhmen.”

Me paraqitjen e tij të qetë dhe të sigurt, Dajsinani konfirmoi se është një alternativë e besueshme për portën kuqezi, duke forcuar konkurrencën brenda skuadrës së Sylvinhos.

Teilen: