Ne epokën kur marrëdhëniet me publikun vlejnë thuajse aq sa performca në fushë klubi i TSG Hoffenhaim nuk ka lënë që t’i shpëtojë një rast i artë për të ekspozuar lojtarët e vet në arenën Europiane.
Edhe pse bëhet fjalë për një skuadër modeste skuadra nga Sinsheim ka parë me kujdes kualifikueset e Botërorit 2026 pasi kishte plot katër lojtarë, të cilët ishin protagonist me përfaqësueset respektive.
Kështu përveç portierit Oliver Baumann, i cili është titullar i Gjermanisë së Nagelsmann, klubi i vogël ka ndjekur me kujdes edhe Kosovën. Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani janë tri dardanët që luajnë për TSG Hoffenhaim.
Klubi gjerman u dedikoi një postim në rrjetet sociale Albian Hajdarit, Leon Avdullahut dhe Fisnik Asllanit duke shkruar: “Krenar me ju Albi, Leon dhe Fis”. Paraqitjet e Fisnik Asllanit janë reflektuar edhe në vlerën e tij në merkato pasi sulmuesi dardan kushton sipas “Transfermarkt” plot 10 milionë euro më shumë krahasuar me çmimin e tij në fillimin e sezonit.