Saturday, 25. April 2026
Sport

Erik Spoelstra, selektor i SHBA-së

GS 15/10/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri aktual i Miami Heat, Erik Spoelstra është emëruar selektor i basketbollistëve të SHBA-së, ka njoftuar NBA të mërkurën.

Spoelstra në këtë post ka zëvendësuar Steve Kerrin, ndërsa “ekipin e ëndrrave” do ta udhëheq në Kampionatin Botëror të vitit 2027 që mbahet në Doha të Katarit dhe Lojarët Olimpike “Los Angeles 2028”.

Spoelstra më herët ka qenë asistent te SHBA-ja, ku nuk i kanë munguar sukseset kurse aktualisht është në krye të skuadrës Miami Heat, të cilin po e udhëheq për sezonin e 18-të.

Si trajner i Miamit, Spoelstra ka fituar dy tituj kampioni në NBA, si dhe gjashtë herë është paraqitur në serinë finale të play-offit të ligës më të fortë në botë të basketbollit.

Teilen: