Saturday, 25. April 2026
Sport

Zymer Bytyqi në pritje të një kapitulli të ri: karriera e sulmuesit në pikë kthese

GS 16/10/2025 2 Min. Lesezeit

Zymer Bytyqi po përballet me një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij. Pas largimit nga CSKA Sofia, sulmuesi anësor shqiptar aktualisht është pa skuadër, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

Në Turqi, mediat kanë rikujtuar periudhën e artë të 29-vjeçarit te Konyaspor, ku ai ishte një nga lojtarët më të dashur nga tifozët dhe një element kyç në sulmin e skuadrës. Në atë kohë, Bytyqi arriti formën më të mirë, duke fituar respektin e futbollit turk me shpërthimet e tij në krah dhe lojën e shpejtë.


Banner

Sipas “Transfermarkt”, vlera aktuale e lojtarit vlerësohet në 2.5 milionë euro, megjithatë performanca e tij ka pësuar rënie gjatë dy viteve të fundit. Pikërisht pas periudhës te Antalyaspor dhe më pas te CSKA Sofia, karriera e tij nisi të marrë tatëpjetën.

Bytyqi ka zhvilluar 24 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, ku ka shënuar një gol, ndërsa mbetet ende një lojtar me potencial për t’u rikthyer në nivele të larta.

Disa klube europiane dhe nga Lindja e Mesme po e ndjekin situatën e tij, ndërsa në Turqi po shtohen zërat për një rikthim të mundshëm në Superligën turke, ku ai gëzon ende reputacion pozitiv.

Tani, mbetet për t’u parë nëse sulmuesi i talentuar do të gjejë një destinacion të ri që do ta rikthejë në formën e dikurshme dhe në qendër të vëmendjes.

Teilen: