Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar ngritje historike në ranglistën e FIFA-s, të publikuar të premten për muajin tetor.
“Dardanët” janë ngritur për shtatë pozita dhe tani janë në pozitën e 81-të me 1284 pikë, 22 pikë më shumë sesa në ranglistën e shkuar.
Rezultatet e mira të Kosovës këtë muaj në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, kanë bërë që “Dardanët” të kenë renditje historike prejse FFK është pranuar në FIFA.
Kosova barazoi pa gola me Slloveninë në Prishtinë dhe triumfoi ndaj Suedisë në Goteborg 1:0 për ta forcuar pozitën e dytë në Grupin B kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Krahas Kosovës, edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar ngritje në ranglistën e re të FIFA-s, falë triumfit 1:0 në Leskovc ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026 dhe 4:2 kundër Jordanisë në miqësore.
Shqipëria është ngritur për 5 pozita dhe aktualisht është e 61-ta me 1401 pikë të mbledhura.
Kjo renditje edhe do ta përcaktojë ndarjen e vazove për shortin e “play-offit” të Botërorit 2026, të cilin e synojnë si Kosova ashtu edhe Shqipëria.
Sa i përket dhjetë pozitave të para, ato janë: Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Portugalia, Holanda, Brazili, Belgjika, Italia dhe Gjermania.
Ranglista e ardhshme e FIFA-s, do të publikohet pas 34 diëve apo më datën 20 nëntor, muaj në të cilin Kosova e Shqipëria luajnë dy ndeshjet e fundit në këtë cikël eliminator.