Saturday, 25. April 2026
Sport

Lewandowski jashtë, Barça e irrituar? Flick: Nuk e dinte se ishte i dëmtuar

GS 17/10/2025 2 Min. Lesezeit

Barcelona është në ankth përpara ndeshjes së tyre kundër Gironas, e planifikuar për të shtunën në orën 16:15. Shtypi spanjoll ka raportuar se klubi është i irrituar për dëmtimin e pësuar nga qendërsulmuesi Robert Lewandowski ndërsa luante për ekipin kombëtar. Sot, Leëandoëski është i dëmtuar dhe flitet se do të mungojë për më shumë se një muaj.

Kur u pyet për këtë, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, këmbënguli se sulmuesi i tij nuk mendonte se ishte i dëmtuar: “Robert më tha të njëjtën gjë (si trajneri polak) se ndihej mirë dhe nuk kishte asnjë dhimbje. E dimë që kjo mund të ndodhë gjatë periudhës së ndeshjeve ndërkombëtare”.

“Nuk është e lehtë për lojtarët dhe është e dëmshme për ne. I gjithë udhëtimi që duhet të bëjnë, shkuarja në mbrëmjen e Topit të Artë…  Nuk mendoj se ndonjë lojtar kujdeset për trupin e tij si Robert, dhe ai më tha se nuk mendonte se ishte i dëtuar. Ai gjithmonë kujdeset shumë për veten. Askush në moshën e tij, përveç ndoshta Ronaldos, nuk është në një formë kaq të mirë. Është diçka e rëndë për ne, por duhet të menaxhojmë situatën”.

Teilen: