• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I pakënaqur me gjykimin, Kapllanaj flet në “Super Gol”: Të na thonë që nuk e kemi vendin në Abissnet Superiore

18/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ka qenë i pakënaqur me gjykimin pas humbjes 1-0 në shtëpi përballë Vllaznisë dhe ka reaguar në emiosnin “Super Gol” në RTSH të drejtuar nga Eno Skarço.

“Mua më duket sikur po i kthehemi skenarëve të vjetër, si para dy vitesh me Vllazninë. Më kujtohet ky Beqiri në VAR dhe Kridens Meta vëzhgues, dhe ky më duket skenar i Sokol Jarecit. Nëse këta vijnë këtu dhe e nisin lojën me 4-5 kartonë dhe gjykojnë me dy standarde. Kur ne na anulohet një penallti dhe na hiqet gol aty, kjo është dhunë.

Dhuna nuk vjen nga presidentët, por nga Sokol Jareci dhe arbitrat. E kam përmendur se arbitra si Andi Koçi dhe Beqiri, i bëjnë keq. Kridens Meta nuk duhet të jetë më pjesë e Federatës. Nuk më ka ngelur gjë tjetër. U bëra pishman që nuk i thashë ekipit të qëndronte kot dhe Vllaznia të shënonte pas golit të anuluar.  Arbitri ishte kukull sot, nuk e dinte fare. Ishim gati që të braktisnim kampionatin.

E dini shumë mirë, edhe penalltinë kundër Flamurtarit, s’thamë gjë. Nëse jemi Ballshi dhe na shohin si të vegjël, të na thonë që nuk e kemi vendin në Superiore. Të shkrijmë ekipin dhe të shkojmë në Kategorinë e dytë. Çfarë hapa zyrtarë? Nuk kam asgjë me Federatën dhe drejtuesit. Gjithçka vjen nga Sokol Jareci, i cili ka gurin dhe arrën në dorë. Ku të shkojmë?”, ka thënë mes të tjerash presidenti i Bylisit.

Next Post

VIDEO/ Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin, ‘Pirati' barazon Julian Alvarez-in dhe i afrohet Mbappe-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.