• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet vendimtare me Slloveninë dhe Zvicrën

07/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Sllovenisë, më 15 nëntor dhe Zvicrës, më 18 nëntor.

Foda ka ftuar 28 futbollistë, derisa në listën rezervë janë edhe 11 futbollistë tjerë.

Dardanët grumbullohen, të hënën, më 10 nëntor, kur edhe do të mbahet stërvitja e parë në Kampin Nacional në Hajvali në orën 17:00, kurse paraprakisht në të njëjtën ditë, në orën 12:00, në hotel ‘Emerald’ përzgjedhësi Foda do të paraqitet në konferencë për media.

Ndeshjen e parë Dardanët e zhvillojnë në Lubjanë kundër Sllovenisë, kurse më pas në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ përballen me Zvicrën.

Aktualisht Kosova renditet në vendin e dytë në Grupin B, me 7 pikë, ndërsa Zvicra kryeson me 10 pikë.

Dardanëve u mjafton një pikë ndaj Sllovenisë për ta siguruar ‘play-off’-in, por në rastin më të mirë mund edhe të kualifikohen direkt në Botërorin 2026.

Next Post

Kombëtarja e Kosovës publikon listën për ndeshjet vendimtare për Botërorin 2026

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.