Monday, 13. April 2026
Sport

Kombëtarja e Kosovës publikon listën për ndeshjet vendimtare për Botërorin 2026

GS 07/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka bërë publike listën për dy ndeshjet vendimtare për kualfikim në botërorin e vitit 2026 kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

Përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar gjithsej 28 futbollistë për këto dy përballje të rëndësishme,ku në grumbullim është rikthyer kapiteni Amir Rrahmani i cili ka qenë i lënduar dhe qmungoi në grumbullimin e muajit tetor,si dhe poashtu edhe Lumbardh Dellova u rikthye në listën e Fodas.


Banner

 

Përndryshe Foda publikoi edhe listën e zgjeruar të lojtarëve,ku janë të përfshirë 11 lojtarë.

Sa i përket situatës në grupin B Kosova gjendet në pozitën e dytë me 7 pikë me dy fitore kundër Suedisë,si dhe një barazim kundër Sllovenisë dhe një humbje ndaj Zvicrës dhe nga këto dy ndeshje me sllovenët dhe helvetikët “Dardanët’synojnë 6 pikë .

Kujtojmë që Kosova së pari do të takohet kundër Sllovenisë në Lubjanë më 15 nëntor,e më pas në “Fadil Vokrri”e pret në ndeshjen finale Kombëtaren e Zvicrës.

 

 

 

Teilen: