• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

07/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur dëshirën e tij që të organizojë një ndeshje homazhi për Lionel Messin gjatë inaugurimit të stadiumit të rinovuar “Spotify Camp Nou”.

Argjentinasi po vazhdon me ritëm të lartë te Inter Miami, me të cilët edhe e rinovoi kontratën deri më 2028.

Megjithatë, Laporta ka shprehur gatishmëri për ta organizuar një ndeshje homazhi për Messin në Camp Noun e rinovuar.

“Do të ishte një mënyrë e bukur për të inauguruar Camp Nou-n, me një nderim për Messin dhe stadiumin plot. Do të isha i lumtur të organizonim një ndeshje homazhi për Lionel Messin”.

Klubi katalanas është shumë afër rikthimit në shtëpinë e vet legjendare, me ndeshjen ndaj Alaves në fund të këtij muaji që pritet të jetë e para në stadiumin e rinovuar. Sot u zhvillua një seancë stërvitore e hapur për rreth 23 mijë tifozë, si provë për rikthimin zyrtar.

Marrëdhënia mes Messit dhe Laportës ka qenë e tensionuar që prej largimit të papritur të argjentinasit në vitin 2021, kur presidenti vendosi të mos rinovonte kontratën e tij për arsye financiare. Megjithatë, së fundmi Laporta ka deklaruar se raportet me yllin e Inter Miami janë përmirësuar ndjeshëm.

Next Post

Messi rikthehet edhe një herë në ‘Camp Nou’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.