Monday, 13. April 2026
Sport

FSHF investon në zhvillimin e punonjësve dhe përditësimin e tyre me praktikat më të reja në treg

GS 07/11/2025 2 Min. Lesezeit

Zhvillimi i punonjësve dhe përditësimi i tyre me praktikat më të mira në treg mbetet një nga prioritetet kryesore të FSHF-së. Një fokus i veçantë po i kushtohet mbështetjes së stafit që ndodhet në pozicione drejtuese, si shefa sektorësh apo departamentesh, të cilët kanë nevojë të trajnohen me praktikat më bashkëkohore të menaxhimit dhe lidershipit.

Së fundmi, në bashkëpunim me kompaninë EPPC, u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” trajnimi me temë “Kalimi nga specialist në drejtues”, ku u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me përgjegjësitë e drejtuesve të rinj, çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë në këtë rol, si dhe mënyrat më efektive për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe produktive me stafin.

Ky trajnim kishte si qëllim forcimin e aftësive të udhëheqjes, përmirësimin e komunikimit dhe krijimin e një skuadre me performancë të lartë.

Pak ditë më parë, FSHF dhe EPPC organizuan edhe një tjetër trajnim me temë “Objektivat dhe rezultatet kryesore”, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre profesionale dhe identifikuan mënyra për të përmirësuar performancën e përditshme në punë.

 

 

Teilen: