Drejtori i Barcelonës, Deco, ka lënë mënjanë debatet rreth taktikave të Hansi Flick pas barazimit 3-3 në Champions League me Club Brugge, duke insistuar se “diskutimi mbi stilin është i parëndësishëm” dhe se skuadra duhet të mbështetet te “puna e palodhur dhe uniteti” për të kapërcyer vështirësitë aktuale.
Pavarësisht problemeve mbrojtëse të Barcelonës me shtatë gola të pësuar në katër ndeshje europiane, Deco bëri të qartë se klubi mbetet i qetë dhe i fokusuar.
“Çështja e diskutimit mbi stilin është e parëndësishme. Ne tashmë e dimë shumë mirë se ku mund të përmirësohemi dhe vështirësitë me të cilat përballemi”.
Drejtori sportiv tregoi rezistencën e sezonit të kaluar si provë se skuadra mund të rikuperojë përsëri rezultatet.
“Sezonin e kaluar gjithashtu kaluam momente të vështira dhe arritëm t’i kapërcejmë. Duke rikthyer lojtarët dhe duke rikuperuar formën tonë, duke qëndruar të bashkuar dhe duke punuar fort.
Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Asgjë nuk mund të ndryshojë gjërat përveç punës së palodhur dhe përkushtimit”, tha Deco.


