Monday, 13. April 2026
Sport

NBA/ Në Denver pa Steph Curry, Warriors kapitullojnë 129-104

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

Në Denver skuadra e Warriors nuk kishte shanse për të fituar pasi mungesa e Steph Curry bëri që të dominoheshin prej Nuggets.

Vendasit kaluan menjëherë në avantazh dhe gjatë të gjithë takimit nuk ulën ritmin duke e bërë të pamundur mbrëmjen për miqtë nga San Francisko me ndeshjen e mbyllur në shifrat 129-104.

Nikola Jokiç me 26 pikë, 9 topa në tabelë dhe 9 asist ishte njëri nga më të mirët në parket për Denverin, por edhe Jamal Murray dha një kontribut të madh me 23 pikë ndërsa ishte i saktë në pesë prej shtatë tentativave nga distanca.

Teilen: