Monday, 13. April 2026
Sport

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për djem, Tirana triumfon në të dyja grupmoshat

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvilluan finalet e turneut të ekipeve përfaqësuese rajonale për grupmoshat 2013 dhe 2014, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në grupmoshën 2014, gjysmëfinalet prodhuan përballjet Elbasan – Durrës dhe Fier – Tiranë.

Në finale u ndeshën Tirana dhe Elbasani, ku Tirana fitoi me rezultatin 4-0 dhe u shpall kampione e kësaj grupmoshe.

Në grupmoshën 2013, gjysmëfinalet ishin Tirana – Korçë dhe Fier – Durrës. Finalja e kësaj grupmoshe u luajt mes Tiranës dhe Fierit, ku Tirana triumfoi 2-0.

Gjatë turneut u vëzhguan 352 futbollistë të datëlindjes 2013 dhe 2014.

Specialistët e Drejtorisë Teknike do të përzgjedhin më tej përfaqësueset e moshave për t’u trajnuar dhe monitoruar si çdo ekip kombëtar i moshave, një iniciativë që Drejtoria Teknike e aplikon prej dy sezoneve.

Teilen: