• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori i femrave “Brazil 2027”/ Zbardhet kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë

08/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e vajzave njohu pak ditë më parë ekipet kundërshtare që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.

Vajzat kuqezi janë pjesë e grupit B1 dhe do të përballen me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi në këto eliminatore, teksa tashmë është vendosur edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Skuadra jonë do ta nisë rrugëtimin në transfertë ndaj Malit të Zi më 3 mars 2026. Pas 3 ditësh, më 7 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Çekisë.

Dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në prill 2026. Ndeshja Uells– Shqipëri do të luhet më 14 prill, ndërsa pas 4 ditësh, më 18 prill, vajzat kuqezi do të presin në shtëpi po Uellsin në takimin e kthimit.

Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2027 në muajin qershor. Sfida Çeki– Shqipëri do të luhet më 5 qershor.

Ndeshja e fundit Shqipëri – Mal i Zi do të luhet në vendin tonë më 9 qershor 2026.

Oraret dhe stadiumet për këto takime do të vendosen në vijim.

Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në grupin B1:

Mal i Zi – Shqipëri 03/03/2026

Shqipëri – Çeki 07/03/2026

Uells – Shqipëri 14/04/2026

Shqipëri – Uells 18/04/2026

Çeki – Shqipëri 05/06/2026

Shqipëri – Mal i Zi 09/06/2026

Next Post

Golden State Warriors pa Sthephen Curry humb ndaj Denver Nuggets

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.