Klubi i hendollit Istogu në konkurrencën e femrave,është duke u përballuar me probleme me viza për udhëtim në Portugali.
Katër hendolliste të Istogut nuk janë pajisur me viza nga Ambasada Portugeze,dhe ekipi i Istogut mund të udhëtoj me lojtare nga gjenerata e re në raundin e tretë të Kupës së EHF më 15 dhe 16 nëntor në Madeira të Portugalisë.
Përndryshe Ambasada Portugeze në një njoftim të bërë ka treguar arsyet e mospajisjes me viza të hendobollisteve,duke treguar se termini i parë i mundshëm për pajisje me viza është pas datës 16 nëntor.
Kujtojmë që KH Istogu ka zhvilluar 7 ndeshje deri më tani në Kupën e EHF-it,ku ka 3 fitore e 4 humbje.



