Monday, 13. April 2026
Sport

Tovërlani zbulon listën e Kosovës U21, vetëm me 6 mbrojtës kundër Qipros e Finlandës

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, ka bërë publike të shtunën listën e 24 futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor.

Kosova U21 do t’i luajë dy ndeshje në udhëtim në kuadër të Grupit A kualifikues, kundër Qipros dhe Finlandës.

Me Qipron luan më 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë ballafaqohet me Finlandën.

Kosova U21 pas tri ndeshjeve ka katër pikë në vendin e katërt.

Barazoi në udhëtim me Rumaninë 0:0, u mposht 3:1 në “Fadil Vokrri” nga Spanja. Në Prishtinë fitoi në ndeshjen e tretë, 7:0 ndaj San Marinos.

Grupit i prin Spanja me nëntë pikë në tri ndeshje, kurse Rumania ka shtatë pikë në vendin e dytë.

Dy të fundit në grup pa pikë janë Qiproja dhe San Marino.

Teilen: