Monday, 13. April 2026
Sport

Bundesliga: Vjen hapi i parë fals i Bayernit këtë sezon, Leverkusen fiton me goleadë

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

Vjen ndalesa e parë e Bayernit të Mynihut këtë sezon. Pas 16 fitoreve radhazi (në të gjitha kompeticionet) bavarezët ndalen në një barazim 2-2 në Berlin nga Unioni, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Bundesligës.

Bayerni barazon 2-2 në transfertë përballë Union Berlinit, hapi i parë fals në sezon, pas 9 fitoreve radhazi në kampionat. Doekhi shënoi dy herë (27′ dhe 83′) për klubin nga kryeqyteti, me Kane që shpëtoi bavarezët në minutën e 93-të.

Borussia Dortmund u ndëshkua në minutën e 97-të dhe u detyrua të kënaqej me një barazim 1-1 në Hamburg, ndërsa Leipzig humbi 3-1 në Hoffenheim. Leverkuseni e teproi, duke mposhtur Heidenheim 6-0.

Teilen: