• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bashkimi mposht edhe Yllin

09/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Bashkimit nuk ka të ndalur këtë sezon në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën, Bashkimi regjistroi edhe fitoren e pestë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani dhe së bashku me Pejën, janë ekipet e vetme pa humbje.

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku Golden Eagle Ylli ishte në cilësinë e vendasit, Bashkimi triumfoi me rezultatin 74:64.

Bashkimi e nisi më mirë ndeshjen dhe i fitoi dy çerekët e parë – 16:12 e 17:15 – për të shkuar në pushim me një epërsi prej gjashtë pikëve.

Edhe çereku i tretë i takoi Bashkimit 20:14 për të thelluar epërsinë ndaj Yllit, ekip që fitoi vetëm periudhën e fundit (), por që nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Dequon Lake me “double-double” prej 12 pikëve e 13 kërcimeve ishte më efikasi te Bashkimi, ku u dallua edhe Kyan Anderson me 16 pikë, 4 kërcime e 7 asistime.

Për Yllin, kjo është humbja e katërt karshi një fitoreje në pesë ndeshjet e para të këtij sezoni dhe ka 6 pikë në tabelë, katër me pak se Bashkimi.

Te Golden Eagle Ylli, vetëm Trey Allen me 15 e Lovre Bashiq 11 ishin të vetmit me pikë dyshifrore.

Next Post

Roy Keane: Është kohë krize për Liverpoolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.