Sunday, 12. April 2026
Sport

Euroliga në RTSH, Barcelona shkarkon trajnerin Joan Penarroya

GS 09/11/2025 1 Min. Lesezeit

Joan Penarroya është shkarkuar nga drejtimi i Barcelonës. Pas humbjes ne “El Clasico” ndaj Real Madrid, ndeshje e zhvilluar në Palau Blaugrana dhe e trasmetuar në RTSH Sport, tifozët kanë nxjerrë shamitë e bardha në shenjë proteste.

Në tribunë ishte i pranishëm dhe Joan Laporta, i cili pas 48 orësh nga kjo ndeshje vendosi të shkarkojë Penarroya-n. Pritet që drejtimin e skuadres ta marrë Xavi Pascual, i cili e ka drejtuar dhe më parë Barcelonën ku në 2010 kanë fituar sëbashku Euroligën.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, skuadra do të drejtohet nga ndihmës trajneri, lascar Orellana.

92-101 rezultati i ndeshjes. Barcelona pas kësaj humbje renditet në vendin e 9-të me 5 fitore dhe 4 humbje.

Megjihatë, shkarkimi i trajnerit ka ardhur menjëherë pas humbjes në kampionat përballë Gironas me rezultatin 96-78.

Teilen: