• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-kampionia olimpike/ Dikur ishte me e shpejta në botë, sot mezi zbret shkallët (VIDEO)

10/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marion Jones, dikur atletja më e shpejtë në botë, ka ndarë një video shqetësuese në Instagram, ku shihet duke luftuar për të zbritur disa shkallë, ndërsa pranon se “gjunjët e saj mezi po mbahen”.

Ish-sprinterja amerikane, 50 vjeçe, fitoi tri medalje të arta në Lojërat Olimpike të Sidneit në vitin 2000, pas suksesit të saj në garën e 100 metrave, që e bëri në atë kohë gruan më të shpejtë në botë.

Megjithatë, në vitin 2007, asaj iu hoqën medaljet pasi u zbulua se kishte përdorur substanca të ndaluara për përmirësim performance. Një vit më vonë, ajo u dënua me gjashtë muaj burg për shkak të gënjeshtrave që kishte thënë lidhur me përdorimin e steroideve.

Që nga lirimi i saj në shtator të atij viti, Jones është përballur me shumë probleme personale. Në vitin 2020, ajo u diagnostikua me një sëmundje autoimune të quajtur neuromyelitis optica, e cila e paralizoi përkohësisht dhe fillimisht e la të paaftë për të ecur.

Në videon e fundit të publikuar në rrjetet sociale, Jones shihet duke zbritur me vështirësi shkallët, ndërsa dëgjohet duke thënë:

“Gjunjët po mbahen me zor, familje… por ende qëndrojmë në këmbë.”

Në përshkrimin e postimit, ajo shkroi me ironi:

“Gjithmonë është pyetja ‘A je ti Marion Jones?! Ti ishe gruaja më e shpejtë në botë njëherë!’ dhe kurrë ‘Si janë gjunjët e tu?’”

Kjo paraqitje ka shqetësuar shumë ndjekësit, të cilët i kanë shprehur mbështetjen dhe urimet për shërim ish-kampiones që dikur dominonte pistat e atletikës botërore.

View this post on Instagram

A post shared by Marion Jones (@themarionjones)

Next Post

Zvicra gati për “finalen” në Prishtinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.