• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja U-21/ Arlind Kurti në vigjilje të miqësores me Moldavinë: Test i mirë, na shërben për sfidat që na presin në Europian!

11/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shpresat kuqezi vijojnë përgatitjet në Moldavi ku pritet që të luajnë miqësoren përballë bashkëmoshatarëve vendas. Mbi këtë takim, i cili do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00, komentoi pak çaste më parë Arlind Kurti.

Mbrojtësi kuqezi pranoi se rivalët e radhës nuk ishin një mister për kombëtaren e drejtuar nga Bushi, pasi kanë luajtur dy miqësore një vit më parë duke vënë në dukje edhe rëndësinë e përgatitjeve në kuadër të Europianit 2027.

“Të gjithë djemtë kanë ardhur, jemi bashkuar të gjithë. Sot është stërvitja e parë që do të bëjmë këtu. Jemi të përqendruar për ndeshjen që na pret më 13 nëntor”, tha Kurti.

Sa i përket rivalit të radhës, mbrojtësi komentoi: “E njohim, pasi kemi zhvilluar edhe dy ndeshje më parë në Tiranë me ta. Kemi fituar dhe barazuar. Është ekip që luan fort dhe është i bashkuar. Ne duhet të jemi të përqendruar për të dhënë maksimumin tonë”.

Sipas mbrojtësit të Laçit kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme për lojtarët pasi kështu do të përgatiten për Europianin. “Tani e dimë që jemi kualifikuar dhe duhet të përgatitemi shumë mirë, sepse në Europian na presin ndeshje shumë të vështira. Kundërshtarë që kemi pasur edhe më parë, si Gjermania dhe Zvicra. Janë ndeshje shumë të rëndësishme, për ne nuk ka ndeshje miqësore. Duhet të futemi në fushë për të fituar çdo ndeshje”, u shpreh Arlind Kurti.

Next Post

UEFA cakton arbitra rumunë për Andorrë-Shqipëri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.