• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Orges Shehi jep dorëheqjen nga Ballkani

11/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka zgjatur një vit me sa duket bashkëudhëtimi i Orges Shehit tek skuadra e Ballkanit në Kosovë.

Edhe pse ende pritet zyrtarizimi, pak ditë më parë, përpara ndeshjes me Drenicën, trajneri durrsak ka njoftuar drejtuesit e skuadrës nga Suhareka se do të largohet me përfundimin e fazës, në dhjetor të këtij viti.

Pasi ka drejtuar këtë skuadër në 34 ndeshje deri tani me një bilanc 16 fitore, 11 barzime dhe vetëm 7 humbje, Shehi me sa duket, nuk ndihet më në kushte optimale tek skuadra që bëri historinë e Kosovës në këto 5 vitet e fundit, sidomos me pjesëmarrjet në Kupat e Europës deri në fazën e grupeve, kur në atë kohë drejtohej nga Ilir Daja.

Sot Ballkani është një ekip me probleme financiare apo menaxhimi, që kanë çuar edhe në bllokimin e merkatos, ndërkohë që TCh raporton se kanë konfirmuar se kanë edhe rreth dy muaj pa paguar.

Një situatë larg asaj që pritej për një ekip të ri në futbollin e Kosovës, që shumë shpejtë kishte filluar të fitonte para nga futbolli, nisur nga pjesëmarrjet në Europë dhe shitjet e lojtarëve, por me sa duket jo gjithça që duket shkëlqen është flori, thotë një shprehje.

Kështu në këtë fazë të karrierës së tij, Orges Shehi i cili ka rekordin e drejtimit për jetëgjatësinë e tij tek Tirana, 2021-2023 apo 981 ditë, në këtë aventurë të tij, e dyta më jetëgjatë në karrierë, tek Ballkani me 340 ditë deri tani, ka vendosur të largohet. Tirana dhe Partizani janë në pritje, për të mos harruar këtu edhe Teutën, qytetin e vendlindjes së tij.

 

Next Post

Ndeshja ndaj Sllovenisë, Dardanët të përkushtuar maksimalisht

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.