• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bashkimi përballet me Reggianan sonte në Prizren

12/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni sonte do të zhvillojë ndeshjen e radhës në arenën ndërkombëtare, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup.

Përballë saj do të jetë skuadra italiane Reggiana, një kundërshtar me traditë në basketbollin evropian.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, Bashkimi ka regjistruar një fitore dhe tri humbje, ndërsa Reggiana ka dy fitore dhe dy humbje, çka e bën këtë përballje shumë të rëndësishme për ecurinë e grupit.

Në takimin e parë mes këtyre skuadrave, i cili u zhvillua në Itali, prizrenasit u mposhtën me rezultatin 100:65.

Ndeshja do të luhet në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 19:00, ndërsa tifozët mund ta ndjekin drejtpërdrejt në kanalet e platformës “Telkos”.

Për Bashkimin, ky takim ka rëndësi të veçantë, pasi një fitore do ta mbante gjallë shpresën për kualifikim në fazën tjetër të garës, ndërsa një tjetër humbje do ta komplikonte ndjeshëm situatën në grup.

Krahas Bashkimit, në këtë edicion të FIBA Europe Cup po merr pjesë edhe Trepça, e cila sonte nga ora 18:30 po zhvillon ndeshjen e saj në udhëtim kundër Braunschweig në Gjermani.

Next Post

Dy lojtarë të Liverpoolit në prag të pezullimit disiplinor pas humbjes ndaj Manchester Cityt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.