Kombëtarja shqiptare udhëtoi sot drejt Andorrës për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Sipas Departamentit të Komunikimit të FSHF, grupi i lojtarëve është i kompletuar dhe sot do të zhvillojë stërvitjen zyrtare përpara përballjes me Andorrën, që fillon në orën 18:00.
Trajneri Silvinjo dhe një lojtar i kombëtares do të mbajnë konferencën zyrtare përpara ndeshjes.
Ndeshja me Andorrën do të luhet nesër në orën 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikimet drejt Botërorit 2026. /ATVLIVE.TV



