• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një tjetër arbitër rumun për Kombëtaren, Feșnic do vendosë drejtësi në sfidën me Andorrën

12/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e kësaj të enjte Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Botërorit 2026, atë me Andorrën, një sfidë kjo që merr një rëndësi shumë të vecantë për kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho që synojnë kualifikimin për në fazën e playoffit.

Tashmë UEFA ka përcaktuar edhe klasën arbitrare që do të vendosë drejtësi në këtë përballje ku edhe këtë radhë kjo klasë do të jetë nga Rumania ashtu sikurse edhe në sfidën me Serbinë.

Këtë radhë arbitër kryesor në këtë ndeshje të Kombëtares do të jetë Horatiu Fesnic që do të ndihmohet nga asistentët e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt do të jete Rares Vidican. Edhe në Sallën VAR do të jenë arbitra rumunë dhe më konkretisht Ovidiu Haţegan si arbitër kryesor i VAR dhe Adrian Costreie, asistent i tij

Horatiu Fesnic në këtë sezon ka arbituar 3 ndeshje të Europa League dhe 1 në Conference League. Përsa i përket historikut me Kombëtaren shqiptare, sfida me Andorrën do të jetë e para për të si arbitër kryesor. Por ai ishte në klasën arbitrare që gjykoi ndeshjen delikate të 11 tetorit me Serbinë pasi ishte arbitër i katërt, ndërkohë që gjyqtar kryesor ishte ishte Istvan Kovacs.

Next Post

Kualifikueset e Shqipëri-Serbi 2027/ Emanuela Rusta kryesore e takimit Spanjë-San Marino

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.