Ndeshja kualifikuese për Europianin e moshave deri në 21 vjeç mes Spanjës dhe San Marinos, e vlefshme për Grupin A, i është besuar një ekipi shqiptar arbitrash.
Emanuela Rusta do të jetë kryesorja e duelit që do të mbahet më 14 nëntor në “Estadio Anxo Carro” të Spanjës.
Sa i përket asistentëve mësohet se do të jenë Ilir Tartaraj dhe Xhulio Mani. Ndërsa arbitër i katërt do të jetë Andi Koçi.


