FIFA po bën biznes edhe me vendet e parkimit pranë stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e Botërorit 2026. Sipas një shkrimi të publikuar para pak orësh në New York Times mësohet se organizmi në fjalë po jep vende prakimi pranë stadiumeve kundrejt pagesave të kripuira, të cilat varjojnë nga 75-175 dollarë.
Edhe pse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë stadiume janë të NFL-së dhe janë të pajisur me mijëra vende parkimi mësohet se për eventin që do të mbahet vitin që vjen nuk do të jenë me bollëk. Siç dihet shumë vende parkimi, të cilat janë pranë fushave, do të mbyllen për shkak të sigurisë si dhe për arsye se do të përdoren për të ndërtuar çadra, në të cilat do të akomodohen tifozët. Kjo ka sjellë që të rritet së tepërmi kërkesa për vende parkimi.


