• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tuchel: Nuk e lamë Serbinë të merrte frymë në Beograd, ta bëjmë përsëri në ‘Wembley’

12/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Thomas Tuchel ka folur para ndeshjes Angli-Serbi.

Ky takim do të luhet nesër në “Wembley” prej orës 20:45 dhe është i parafundit i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

Tuchel u shfaq i motivuar në konferencë për shtyp. Jo vetëm për ndeshjen me Serbinë, por edhe atë të fundjavës në Tiranë ndaj Shqipërisë.

“A ndieni se po eksperimentoja në ndeshjet e fundit? Ne përpiqemi të përshtatemi, por nuk ndjeva që po eksperimentonim në dy grumbullimet e fundit dhe nuk do të fillojmë në këtë grumbullim.

Ne e marrim seriozisht, këto janë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, në shtëpi. Duam të ndërtojmë mbi atë që kemi ndërtuar dhe të vazhdojmë përpara.

Rikthimi i Bellingham dhe Foden? Ne i ngritëm nivelet dhe standardet edhe pa ta. Jemi të detyruar të ndjekim standardet tona dhe të ndërtojmë atë që mund të ndërtojmë. Tani ata janë kthyer dhe është përgjegjësia e tyre të kontribuojnë në këtë, dhe kjo është ajo që po bëjnë. Standardet janë të qarta.

Ne jemi tashmë të kualifikuar. Kjo nuk duhet të ketë rëndësi sepse luajmë kundër vetes sonë, për standardet tona. Luajmë për nivelet tona.

Fitorja në Beograd ishte kryesisht rezultat i cilësisë sonë. Zhvilluam një ndeshje shumë të fortë, nuk i lamë të merrnin frymë. Tani ka një trajner të ri me energji të re, në të njëjtin grup të fortë dhe me një grup krenar lojtarësh. Dhe ne duhet ta bëjmë përsëri”, u shpreh Tuchel.

Next Post

Euroliga-Valencia trondit Real Madridin në “Roig Arena”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.