• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kualifikimi direkt, “play-off”-i dhe mbetja jashtë, matematikat e Kosovës drejt Botërorit

12/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova është para javës më të rëndësishme të saj që nga pranimi në UEFA dhe në FIFA.

Të shtunën (15 nëntor) ndaj Sllovenisë dhe të martën tjetër (18 nëntor) ndaj Zvicrës, Kombëtarja e Kosovës i ka dy ndeshjet vendimtare dhe të fundit në kualifikimet për Kampionat Botëror.

Aktualisht, “Dardanët” gjenden në vendin e dytë me 7 pikë, tri më pak se Zvicra, që prin në Grupin B.

Kujtojmë se vendi i parë në grup kualifikohet direkt në Botëror, kurse vendi i dytë shkon në “Play-Off”, ku do t’i duhet t’i luajë dy ndeshje të tjera për ta siguruar biletën e Kupës së Botës.

Por, cilat janë matematikat që e dërgojnë Kosovën tutje, apo në rastin më të keq, e eliminojnë atë?

“Gazeta Express” ju sjell të gjitha matematikat që e kualifikojnë Kosovën direkt në Botëror, në “Play-Off”, apo e eliminojnë nga gara.

Si mund të shkojë Kosova direkt në Botëror (si e para e grupit)?

Kosova mund ta bëjë historinë dhe të kualifikohet direkt nëse:

Fiton të dy ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe ndaj Zvicrës;

Zvicra nuk fiton ndaj Suedisë (barazon ose humb);

Në këtë rast, Kosova përfundon me 13 pikë, Zvicra me 11 ose me 10 dhe “Dardanët” kualifikohen në Kupën e Botës si liderë.

Si mund të shkojë Kosova në “Play-Off”?

Fiton ose barazon ndaj Sllovenisë.

Edhe në rast se Kosova i humb dy ndeshjet (ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës), mund të kualifikohet në “Play-Off” nëse Sllovenia pëson humbje ndaj Suedisë, me kusht që suedezët të mos fitojnë ndeshjen ndaj Zvicrës paraprakisht.

Si mund të mbetet jashtë Kosova?

I humb dy ndeshjet (nga Sllovenia dhe nga Zvicra), ndërkohë Sllovenia fiton edhe ndaj Suedisë;

I humb dy ndeshjet (nga Sllovenia dhe nga Zvicra), ndërkohë që Sllovenia barazon ndaj Suedisë (me kushtin që goldallimin ta ketë më të mirë se Kosova).

I humb dy ndeshjet, ndërkohë që Suedia i fiton dy ndeshjet e saj, me kusht që ta ketë goldallimin më të mirë se Kosova./Express

Next Post

Euroliga në RTSH: Barcelona mbijeton në Mynih

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.