• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euroliga në RTSH: Barcelona mbijeton në Mynih

12/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona del fituese ne Mynih ndaj Bajernit, 74-75 në javën e 10 të Euroligës. Ndeshja nisi menjëherë mirë për katalanasit duke krijuar një avantazh me dy shifra. Gjithçka funksionoi mirë, sidomos mbrotja që e kufizoi Bajernin në vetëm 15 pikë të shënuara në 10 minutat e para dhe e mbyllën periodën e dytë me 32 pikë.

Por pas pushimit Bajerni ka tjetër grinte dhe arrin të barazojë kur shifrat shënonin 52-52. Një skuadër më aktive në sulm dhe gjithashtu mbrotja përgjigjet mirë ndaj sulmeve të Barcelonës që duhet theksuar se asnjëherë nuk e humbet busullën.

Sërish në periodën e katërt, Barcelona krijon një avantazh deri në 9 pikë por bavarezët e kishin një përgjigje edhe kësaj here. Beteja zhvillohet më së shumti në 3 minutat e fundit, ku të dy skuadrat si me kundërsulme ashtu edhe me disa trepikësha arrijnë që ta diskutojnë në sekondat e fundit.

Trepikëshi i Obst i jep shpresë Bajernit, por më tej vetë ai humbet shansin e koshit të fitores. Barcelona arrin në 2 pikë avantazh me gjuajtet e lira të Clyburn. Dinëidi fiton 2 gjuajtje të lira dhe kishte mundesi të barazonte. Pasi shënon të parën, ai çuditërisht humbet të dytën që mund ta çonte ndeshjen në shtesë.

Në kronometër janë vetëm 1,2 sekonda, topi zotërohet nga Lucic por nuk arrin ta gjuajë në kohë për ti dhënë fitoren. Barcelona largohet me një fitore të vyer nga Mynihu me vetëm 1 pikë diferencë dhe ruan vendin e 8-të, ndërsa Bajerni zbret në vend të 13-të.

Next Post

Carlo Ancelotti, i bindur: Cristiano Ronaldo do të arrijë 1000 gola, pa asnjë dyshim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.