Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Andorrë – Shqipëri. Kuqezinjtë, edhe pse dominuan me qarkullimin e topit, ishin të paqartë në fazën sulmuese. I vetmi moment për t’u vlerësuar në këtë fraksionin ishte ai i minutës së parë shtesë, kur në zhvillimet e një goditjeje këndi Berat Gjimshiti u ndal nga traversa. Më pas nuk kishte më kohë për të tentuar portën, pasi kryesori vërshëlleu për përfundimit e pjesës së parë.
Vjen në fund goli i Shqipërisë në Andorra: Pas një kundërsulmi të shpejtë, Kristjan Asllani realizon një gol të bukur, i asistuar nga Uzuni, 0-1.


