Sunday, 12. April 2026
Sport

Alcaraz mposht Musetti-n dhe mbyll vitin 2025 si numri 1 i botës

GS 13/11/2025 2 Min. Lesezeit

Carlos Alcaraz konfirmon edhe një herë statusin e tij si tenisti më dominues i momentit. ‘Ylli’ spanjoll fitoi bindshëm 6-4, 6-1 ndaj italianit Lorenzo Musetti në ndeshjen e fundit të grupit “Jimmy Connors” në ATP Finals dhe siguroi jo vetëm kualifikimin për në gjysmëfinale, por edhe mbylljen e vitit 2025 në krye të renditjes botërore.

Në “Inalpi Arena” pati garë vetëm gjatë setit të parë. Musetti qëndroi në lojë deri në ‘game’-in e dhjetë, kur Alcaraz realizoi break-un vendimtar për të mbyllur setin 6-4. Nga aty e tutje, spanjolli rriti ritmin në mënyrë të frikshme, ndërsa Musetti pësoi rënie të dukshme, duke e kthyer setin e dytë në një formalitet me rezultatin 6-1.

Alcaraz e kombinoi fitoren me një tjetër sukses të rëndësishëm: ai ndaloi tentativën e Jannik Sinner për t’i rrëmbyer vendin e parë në klasifikim, duke siguruar matematikisht fronin e ATP-së për fundin e vitit.

Në gjysmëfinale, numri 1 i botës do të përballet me fituesin e duelit mes Alexander Zverev dhe Felix Auger-Aliassime. Ndërkohë, Jannik Sinner do të sfidojë australianin Alex de Minaur, kundër të cilit ka një bilanc të pastër prej 12 fitoresh në 12 takime.

Teilen: