• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Basketboll: Përballja e të pamposhturve, Bashkimi kundër Pejës, të shtunën

14/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të pamposhturit e ProCredit Superligës do të përballen në javën e gjashtë.

Bashkimi-GO+ Peja është derbi i kësaj xhiro. Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore nga pesë ndeshje, treguar formë shumë të mirë në garat e elitës.

Të dy skuadrat hyjnë për fitore dhe të vazhdojnë të jenë të pamposhtura në ProCredit Superligë.

Bashkimi garon në grupet e FIBA Europe Cup, derisa GO+ Peja në grupet e Ligës ENBL, duke dëshmuar se skuadrat kanë nivel të lartë të organizimit dhe suksesit.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën mbrëma në Prizren.

Java e gjashtë do të hapet me duelin interesant ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Borës. Therandasit kanë një fitore e katër humbje, derisa prishtinasit janë e vetmja skuadër pa fitore, ku pësuan në katër ndeshje.

Trepça – Rahoveci 029 do të ndeshet të dielën në Mitrovicë. Kampionët e Kosovës kanë dy fitore e dy humbje, kurse ‘Vreshtarët’ dy fitore e tri humbje.

Kjo xhiro do të mbyllet me duelin ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës. Kuqezinjtë kanë një fitore e katër humbje, derisa bardhekaltrit tri fitore e dy humbje.

ProCredit Superliga-Java 6

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli-Bora

19:00 Bashkimi – GO+ Peja

E diel

17:00 Trepça – Rahoveci 029

19:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

 

Next Post

Tre francezë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Slloveni-Kosovë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.