Saturday, 11. April 2026
Sport

Kualifikimi në ‘play-off’ i Shqipërisë bën jehonë, çfarë shkruajnë mediat nga Serbia e deri në Brazilin e Silvinjos

GS 14/11/2025 2 Min. Lesezeit

Shqipëria është më pranë pjesëmarrjes në finalet e Kupës së Botës se kurrë.

Fitorja e kuqezinjve me Andorrën dhe humbja e Serbisë në Angli siguroi përfundimisht vendin e dytë.

Kjo arritje është pasqyruar në mediat ndërkombëtare, nga Europa e deri në Brazil, vendlindja e trajnerit Sylvinho.

“Shqipëria e Sylvinho shkon në playoff në kërkim të një mrekullie”, shkruan gazeta spanjolle” Mundo Deportivo”.

“Shqipëria triumfon jashtë fushe dhe siguron një vend në pla-yoff” është titulli i të përditshmes sportive portugeze “A Bola”.

Nuk mund të mos përmendej ky sukses në Itali, ku luajnë shumë futbollistë të Kombëtares.

“Corriere dello Sport” përmend faktin që Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në ndeshjet shtesë falë golit të Asllanit.

Në Brazil i gëzohen këtij suksesi të një bashkatdhetari të tyre. “Sylvinho e mban gjallë Shqipërinë dhe mund të jetë i vetmi trajner brazilian në Kupën e Botës” apo “Sylvinho mund ta udhëheqë Shqipërinë drejt një tjetër arritjeje të paprecedentë”, janë titujt e disa prej mediave më të rëndësishme në vendin e Amerikës së Jugut.

Për herë të dytë në histori, Shqipëria ka lënë në shtëpi Serbinë. Një fakt që i ka tërbuar serbët.

“Kolaps total i Serbisë dhe fundi i ëndrrës për Kupën e Botës. Feston Anglia dhe Shqipëria bëhet sërish fatale për ne”, shkruan serbja “Nova Sport”.

Në raportimin e tij, “Kurir” shkruan se Serbia mbeti pa Botëror dhe shpresat u shuan kur Shqipëria mori avantazhin në Andorra.

 

 

 

Teilen: