• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vedat Muriqi: Nëse shënoj, njeriu më i lumtur në botë, synojmë të sigurojmë ‘play-off’-in

14/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u shpreh para mediave se qëllimi i skuadrës është të sigurojë një vend në ‘play-off’-in e Kampionatit Botëror, ndërsa shtoi se nëse do të shënoj ai personalisht, do të jetë më i lumturi në botë.

“Shpresoj të shënoj, sepse si sulmues kjo është detyra ime dhe tërë Shqiptaria pret nga unë të shënoj. Natyrisht, nuk ka rëndësi kush shënon në Kombëtare, por në rast që unë shënoj, do të jem njeriu më i lumtur në botë”, tha Muriqi.

I pyetur rreth deklaratës së përzgjedhësit të Sllovenisë, Kek, i cili u shpreh se beson në fitore të plotë ndaj Kosovës, Muriqi u përgjigj:

“Nuk e di nga e marrin këtë vetëbesim, sepse tabela tregon se Kosova ka bërë shumë më mirë se Sllovenia. Këto janë thjesht fjalë për t’u treguar para medieve. Ne gjithashtu jemi ambiciozë, por më e rëndësishmja është të sigurojmë ‘play-off’-in dhe pastaj të shohim përpara.”

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të zhvillohet nesër, në orën 20:45.

Next Post

Argjentina fiton bindshëm ndaj Angolës – Messi dhe Lautaro shkëlqejnë me nga një gol e një asist

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.