Saturday, 11. April 2026
Sport

Kosova U21 e shkatërron Qipron, në Larnaka

GS 14/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja U21 e Kosovës ka shënuar fitore të thellë të premten mbrëma ndaj Qipros U21.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ethnikos Achnas” përfundoi me rezultatin, 4:0, në të mirë të “Dardanëve” të rinj.

Kjo ndeshje i takoi kualifikimeve për Evropianin e vitit 2027, që organizohet në Shqipëri dhe Serbi.

Eliot Bujupi e hapi serinë e golave në minutën e 16-të.

Për 2:0 shënoi Leon Frokaj nga penalltia në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.

Bujupi e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 61-të.

Golin e katërt e shënoi Lendrit Shala në minutën e 91-të.

Kjo ishte fitorja e dytë rresht e Kosovës U21 në kualifikimet për Evropianin e vitit 2027.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Kosova U21, renditet në pozitën e tretë me shtatë pikë. Shtatë pikë i ka edhe Rumania një pozitë më poshtë.

Qiproja dhe San Marino në dy pozitat e fundit janë pa pikë. Spanja i prin grupit.

Kosova U21 ndeshjen e ardhshme kualifikuese e luan të martën e ardhshme në udhëtim te Finlanda.

Teilen: