• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shaqiri kthehet te shqiponja: Provokimet na forcuan ndaj Serbisë

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shkaktuan bujë në mbarë botën me festën e golave të Zvicrës 2-1 ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror 2018, duke formuar figurën e shqiponjës dykrenore.

Provokimet ndaj dy lojtarëve shqiptarë të Zvicrës kishin nisur shumë ditë para ndeshjes, kryesisht në rrjetet sociale, dhe kjo krijoi një ndjenjë të fortë për të fituar. Shaqiri është një nga futbollistët më të shquar në historinë e Zvicrës, me shumë suksese në karrierë dhe momente të paharrueshme.

Një prej tyre është padyshim festa me shqiponjën dykrenore pas golit ndaj Serbisë në Rusi, një moment që vazhdon të diskutohet edhe sot. Kapiteni aktual i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë një festë të ngjashme.

Në emisionin “Gredig Direkt” në televizionin zviceran SRF, Shaqiri foli për këtë moment dhe për shumë tema të tjera, duke përfshirë Përfaqësuesen e Kosovës, rikthimin te Bazeli dhe kujtimet e fëmijërisë.

“Shumë gjëra u shkruan atëherë. Familjet tona dhe ne u provokuam jashtëzakonisht shumë nga serbët para ndeshjes së Kupës së Botës. Kjo na dha një motiv shtesë për të fituar, dhe në fund të fundit vetëm fitorja sportive kishte rëndësi për ne”, deklaroi Shaqiri.

Xherdan Shaqiri ka prejardhje nga Zhegra e Gjilanit dhe ka luajtur me sukses në 125 ndeshje për Zvicrën, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses helvetike.

Për shkak të lidhjes me Kosovën dhe vendin që përfaqëson, ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të ketë një rëndësi të veçantë për Shaqirin.

Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Sllovenisë, ndërsa Zvicra e pret Suedinë. Aktualisht, Zvicra ka 10 pikë, tre më shumë se Kosova.

Nëse Kosova nuk humb ndaj Sllovenisë dhe Suedia e mposht Zvicrën, atëherë në Prishtinë mund të zhvillohet një “finale” për vendin e parë në grupin kualifikues për Botërorin 2026.

“Sigurisht që do të jem për të dyja skuadrat, Kosovën dhe Zvicrën, por do ta mbështes ‘Nati-n’”, u shpreh Shaqiri.

Ai shtoi gjithashtu se jo të gjithë zviceranët kanë shpirtin luftarak të kosovarëve dhe se Zvicra ka arritur shumë suksese në futboll falë personaliteteve të ndryshme që kanë kontribuar në përfaqësuese.

Next Post

Në “Stožice” për pikë të çmuara: Kosova përballet me Slloveninë – çfarë ka të veçantë ky stadium

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.