• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duka: Kualifikimi në play-off, historik, me Anglinë mund të ndodhë gjithçka!

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i qeverisë së futbollit u shpreh se objektivi i skuadrës në këto kualifikuese u arrit, pavarësisht vështirësive, duke qenë se në grup bëjnë pjesë ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.

Ndër të tjera, Presidenti Duka vlerësoi ndeshjen ndaj Serbisë si një prej më të bukurave të këtyre kualifikueseve dhe foli për sfidën e nesërme kundër Anglisë në “Air Albania”, si edhe për play-off-in dhe kundërshtarët e mundshëm.

“Çdo kualifikim, qoftë ai në finalet e Europianit më parë por edhe ky tashmë në play-off ka gjithmonë emocionet e veta dhe ndryshon njëra nga tjetra. Emocione të bukura. Por kualifikimi në play-off të Kampionatit Botëror është historik për ne dhe besoj se të gjithë duhet të ndihemi me fat që jetojmë në këtë epokë”, tha Armando Duka.

Në fjalën e tij numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit pranoi se objektivi i kuqezinjve ka qenë vendi i dytë. “E dinim se me Anglinë do e kishim shumë të vështirë. Jo të pamundur, pasi në futboll ndodh gjithçka, por e dinim që do ishte e vështirë. Me Serbinë kishim ndeshje vërtetë sensitive, por përballjet direkte i kishim me ta. ashtu sikurse duhet vlerësuar edhe Letonia e Andorra. Mos të harrojmë barazimin në Letoni sepse e kam thënë dhe vazhdoj ta them që nuk ka më ekipe të lehta. E kam besuar, sepse kam parë çdo përgatitje të skuadrës dhe kam qenë në çdo grumbullim”, tha Duka.

Next Post

Foda largon katër futbollistë nga lista finale për duelin me Slloveninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.