• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lara Colturi feston në mënyrën perfekte 19 vjetorin e lindjes, e dyta në garën e Slalomit në Finlandë

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lara Colturi festoi në mënyrën më perfekte 19 vjetorin e lindjes së saj. Skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e Botës në ski u rendit në vendin e dytë në garën e Slalomit për vajza në pistën e Levi në Finlandë.

Skiatorja 19 vjecare ishte thjesht e shkëlqyer edhe në zbritjen e dytë, teksa u rendit e treta pas legjendës Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan me kohën  53 sekonda e 42 të qintat, ndërkohë që koha totale në të dy zbritjet ishte 1 minutë 50 sekonda e 58 të qintat.

Një kohë kjo, që e vendosi Lara Colturin në vendin e dytë në përfundim të të gjithë garimit dhe më mirë se ajo bëri padyshim Mikaela Shiffrin me një kohë 1 sekondë e 66 të qintat më të shpejtë se 19 vjecarja jonë, me amerikanen që shkon në kuotën e 104 fitoreve.

Lara Colturi me këtë vend të dytë në garën e Slalomit mori 80 pikë duke e cuar në 116 pikë totalin pas dy garave të para të Kupës së Botës dhe e sheh veten në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme pas Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan.

Next Post

Angelo Stiller në radarin e Manchester United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.