Lara Colturi me vendin e dytë e arritur në Levi ka befasuar edhe nënën e saj, ish-skiatoren me famë botërore, Daniela Ceccarelli!
“Të them të drejtën nuk e prisja që do të arrinte këtë rezultat. Ka qenë një punë e madhe bërë nga Lara pasi ishte shumë pranë Mikaela Shiffrin, e cila sot ishte në një ditë të mirë. Mund të themi se ishte një shkallë mbi të gjitha të tjerave”, komentoi garën e bëra nga Lara Colturi, Ceccarelli.
Mes të tjerash ish-skiatoria italiane tregoi edhe sekretin që qëndronte pas zbritjes së dytë të vajzës së saj, e cila në lëshimin e dytë tregoi jo vetëm talent me skitë, por edhe forcë të madhe psikologjike.
“Lara ka sakrifikuar shumë për të arritur këto nivele. Ajo përveç anës spsotive është përgatitur shumë edhe në aspëktin psikologjik. Ajo ka punuar që në moshën 8-vjeçare me një ‘mental coach’ dhe i duhej që të ngrihej ç’do ditë në pesë të mëngjesit”, tha ish-skiatoria italiane.


