• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Besa-besë” dëgjohet rrugëve të Ljubjanës, “Dardanët” s’po ndalen duke kënduar

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komëbtarja e Kosovës e zhvillon sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.

“Dardanët” do të luajnë si mysafirë të Sllovenisë, me qëllimin për të siguruar të paktën një pikë, dhe rrjedhimisht një vend në play-offin e Botërorit të vitit 2026.

Momentalisht, Kosova është e dyta me shtatë pikë, teksa Zvicra është e para me dhjetë sosh. Sllovenia është e treta me tri pikë, ndërsa Suedia është e fundit me vetëm një pikë.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, edhe përkrahja për Kosovën nuk po mungon.

Në rrugët e kryeqytetit slloven, në Ljubjanë, tifozë shqiptarë të shumtë janë bërë bashkë dhe po këndojnë pa ndalur.

Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, dëgjohen edhe kënga “besa-besë”, e cila jehonte në tokën sllovene.

Ndeshja Slloveni – Kosovë nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Stozice” në Ljubjanë.

Next Post

VIDEO/ Belgjika ndalet nga Kazakistani, kualifikimi shtyhet për ndeshjen e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.