• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formacionet zyrtare në Slloveni – Kosovë, Foda bën rotacion në ndeshjen vendimtare

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin zyrtar për sfidën e sotme ndaj Sllovenisë, e cila luhet në stadiumin “Stožice” të Ljubjanës, duke nisur nga ora 20:45. Kjo është ndeshja e parafundit në Grupin B të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ku Kosovës i mjafton një pikë për të siguruar vendin e dytë dhe kualifikimin në ‘play-off’.

Tekniku gjerman ka zgjedhur sërish skemën 3-5-2, e cila në prapavijë shndërrohet në 5-3-2, duke kryer disa ndryshime të rëndësishme krahasuar me takimin e kaluar.

Në portë starton Amir Shaipi, që merr vendin e Arijanet Muricit, i cili mungon për shkak të pezullimit.

Mbrojtja përbëhet nga kapiteni Amir Rrahmani, i rikthyer pas dëmtimit, së bashku me Albian Hajdarin dhe Lumbardh Dellovën. Në krahët e formacionit do të operojnë Mërgim Vojvoda në të djathtë dhe Dion Gallapeni në të majtë.

Në qendër të mesfushës luajnë Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija, të cilët do të kenë detyrën të kontrollojnë ritmin dhe qarkullimin e topit.

Sulmi nis me Vedat Muriqin dhe Fisnik Asllanin, ndërsa Milot Rashica dhe Edon Zhegrova priten të aktivizohen gjatë pjesës së dytë për të shtuar freski dhe kreativitet.

Nga ana tjetër, Sllovenia zbret në fushë me portierin Jan Oblak dhe titullarë si Elšnik, Šporar dhe Vipotnik, duke e bërë ndeshjen tejet të rëndësishme për të dyja kombëtaret.

Takimi do të gjykohet nga francezi Clement Turpin.

Image

Next Post

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen vendimtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.