Saturday, 11. April 2026
Sport

Foda pas fitores: S’po mendoj për fazën “Play Off” – jam i fokusuar për ndeshjen kundër Zvicrës

GS 15/11/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka qëndruar i qetë pas kualifikimit historik në Playoff-in e Kupës së Botës.

Kosova mundi Slloveninë 0-2 sonte, dhe siguroi vendin e dytë që dërgon në atë fazë.

“Mendimet e mia janë të fokusura te ndeshja e së martës kundër Zvicrës”, ka deklaruar Foda në konferencë për media.

“Tek pas asaj ndeshjeje do të fillojmë të mendojmë për ndeshjet e marsit”.

“Është akoma shumë herët për të filluar të mendojmë për to”.

Teilen: