• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Silvinho dhe Tuchel i “tremben” kartonëve, Mitaj dhe Shehu përfundojnë në… tribunë!

16/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje ku të dy skuadrat kanë arritur atë çfarë kërkonin në fillim të kësaj fushate eliminatoresh si Shqipëria edhe Anglia nuk do të kursehen sot në “Air Albania”.

Për këtë motiv komisari teknik i Shqipërisë ka menduar që të mos aktivizojë nga minuta e parë pesë futbollistët, të cilët në rast së marrin edhe një karton tjetër të verdhë do të humbin takimin e parë të fazës play-off.

Me atë çfarë është provuar prej Sylvinho-s gjatë stërvistjes së djeshme lojtarë si Mario Mitaj, Juljan Shehu, Rei Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami nuk do ta nisin takimin nga minuta e parë. Madje për Mitajn dhe Shehun është vendosur që ta shikojnë takimin nga tribuna.

Takimi i fundit i Grupi K “tremb” edhe Thomas Tuchel. Në shtypin britanik në orët e fundit është publikuar një pjesë e fjalës së Tuchel përballë lojtarëve në përgatitjet për takimin me Shqipërinë. “Ju lutem nuk dua kartonë të kuq. Për mua kjo është një çështje me rëndësi. Jam i vetëdijshëm për këtë rrezik dhe prandaj duhet që të flasim”, u është drejtuar Tuchel, lojtarëve.

Komisari teknik gjerman kërkon që të evitojë një rast si ai Cristiano Ronaldo-s. Sulmuesi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen me Republikën e Irlandës dhe në rast se luzitanët do të kualifikohen direkt në Botëror atëherë do të mungojë në takimin e parë.

Next Post

‘The Sun’: Nëse Kane shënon kundër Shqipërisë, ai zë një vend në histori krah Peles

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.