• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Advocaat pranë “mrekullisë” së radhës, Kuraçao pa trajnerin ikonë në ndeshjen përcaktuese kundër Xhamajkës

16/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në kombin e vogël të Karaibeve, Kuraçao (me popullsi rreth 150,000 banorë), vështirë se ka një temë më të rëndësishme se futbolli.

Një barazim në Xhamajka të mërkurën do t’i mjaftonte kombëtares së futbollit për të siguruar kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026.

Në këtë duel skuadra në fjalë do të luajë pa trajnerin ikonë në stol, Dick Advocaat. 78-vjeçari, për arsye familjare, nuk ka mundur që të udhëtojë drejt ishullit të Karaibeve për përgatitur të besuarit e tij për ndeshjen decizive, e cila do të ishte historike si për teknikun edhe për lojtarët.

“Ishte një vendim shumë i rëndësishëm, por përpara familjes asgjë nuk ka vlerë. E mora këtë vendim me shumë hidhërim, por familja ime ka nevojë për mua”, tha Advocaat në një intervistë të dhënë për revistën “Voetbal International”.

Tekniku ka gjetur mirëkuptimin e lojtarëve, të cilët mungesën e tij në fushë do ta kthejnë në forcë për të arritur objektivin e madh. “Mungesa e trajnerit do të jetë një motiv më shumë për ne për të dhënë gjithçka në fushë”, tha kapiteni Leandro Bacuna, i cili aktivizohet në Ligën e Dytë Turke për ekipin e Bandirmaspor.

Next Post

Sonte Shqipëria luan ndeshjen e fundit në grupin K kundër Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.